
25 Tetor 2016 - 09:38
Këta ushtarë amerikanë do të vendosen në bazën ushtarake Vaernes, afro 1 mijë kilometra nga kufiri i Rusisë.
Aktualisht, Shtetet e Bashkuara kanë pajisje ushtarake në Norvegji, që është aleate e NATO-s, por jo ushtarë.
“Është madhore për sigurinë e Norvegjisë, që aleatët tanë të vijnë këtu për të marrë njohuri se si të operohet në Norvegji dhe me forcat norvegjeze”, tha ministrja e mbrojtjes e Norvegjisë, Ine Eriksen Soreide, transmeton rel.
Javën e kaluar, Ambasada e Rusisë në kryeqytetin Oslo të Norvegjisë, ka shprehur befasi për idenë e vendosjes së trupave amerikane në Norvegji, duke theksuar deklaratat e shpeshta të liderëve norvegjezë se Rusinë nuk e shohin si kërcënim.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...