Vuçiq flet për “disa persona” të arrestuar në Beograd që punonin kundër Malit të Zi

24 Tetor 2016 - 21:44      

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq bëri sot të ditur se në Beograd janë arrestuar “disa persona” në lidhje me ngjarjet në Mal të Zi, të cilëve iu janë sekuestruar para e uniforma, transmeton Koha.net raportimin e RTS-së.

Pas takimit me Byronë për Koordinimin e Shërbimit të Sigurimit të Serbisë, Vuçiq theksoi se ekzistojnë fakte të pamohueshme se persona të caktuar, që nuk janë ata të cilët janë arrestuar në Mal të Zi, por që kanë përcjellë lëvizjet e kryeministrit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviqit, në nivel ditor dhe për këtë kanë njoftuar persona të tjerë të cilët është “dashur të veprojnë”.

Kryeministri, sipas raportimeve të medieve të Beogradit, ka thënë se te personat e arrestuar janë gjetur e sekuestruar 125 mijë euro dhe uniforma.

“Organet tona të sigurimit kanë gjetur fakte të pamohueshme dhe fakte materiale se ndër të tjera edhe në territorin e Republikës së Serbisë janë përgatitur aktivitete të ndryshme ilegale për territorin e Malit të Zi, e madje as këta persona, që nuk kanë lidhje me shtetin e Serbisë, ndërsa disa nga këta persona janë arrestuar në Beograd dhe ndodhen nën kontrollin tonë, dhe kanë punuar bashkë me njerëzit, për të cilët mund të them se në gjithë këtë çështje ka elementë të jashtëm. Ka fakte të pamohueshme se persona të caktuar, dhe këtë nuk e kanë bërë këta që janë arrestuar, kanë përcjellë rrugën e lëvizjes se kryeministrit të Malit të Zi në nivel ditor, në çdo sekondë dhe u kanë raportuar personave të tjerë që është dashur të veprojnë në lidhje me këtë. Janë gjetur para, rreth 125 mijë euro, uniforma dhe gjëra të tjera”, ka thënë Vuçiq, transmeton Koha.net.

Kryeministri ka folur edhe për faktin se janë vënë re aktivitete të theksuara të shërbimeve të huaja të informimit dhe se dokumente të përpunuara në Drejtoria e Policisë Kriminalistike kanë përfunduar në duart e huaja.

Siç citohet të ketë thënë, Vuçiq ka pohuar se organet kompetente kanë gjetur se në Serbi është shtuar veprimtaria me numër të shtuar agjencish t[ ndryshme informative edhe nga Lindja, edhe nga Perëndimi.

“Organet tona kompetente në përputhje me ligjin ia kanë dalë të evidentojnë me sukses një varg aktivitetesh kundër interesave të Serbisë si dhe kundërvajtës të atyre veprimeve. Ia kemi dalë t’i neutralizojmë me aktivitetet tonë disa nga këta persona dhe këtë punë nuk do të mund ta kryejnë më në atë mënyrë”, ka shtuar Vuçiq.

Ai ka thënë se se Serbia do t’i procedojë ata që mendojnë se është e lejuar t’u japin të dhëna operative zyrtarëve të ambasadave të huaja, por pa saktësuar se për cilat ambasada bëhet fjalë.

“Ata nuk e meritojnë të punojnë për Serbinë dhe organet e saj. Tani le të përgjigjen mirë e mirë dhe pastaj të shkojnë në ato vende dhe të flasin çfarë të donë”, është shprehur Vuçiq.

Kryeministri i Serbisë ka folur edhe për arrestimin e shtetasve serbë në Mal të Zi dhe ka shtuar se Serbia katër ditë ka zhvilluar aksion në lidhje me këtë, porse ka heshtur për të.

“As me çmimin e kokës nuk dua që dikush të mendojë se në qeveri qëndron dikush që mbështet aktivitetet kriminale, ose të mendojë se ka kërcënim me vdekje të ndonjë zyrtari të jashtëm. Ka fakte të pamohueshme dhe fakte materiale se janë përgatitur aktivitete të ndryshme ilegale për territorin e Malit të Zi. Madje as ata persona, që nuk kanë asnjë lidhje me Serbinë, që kanë marrë pjesë në të, dhe që disa janë arrestuar në Beograd, janë nën kontrollin tonë. Ka fakte se persona të caktuar të cilët kanë përcjellë lëvizjen e kryeministrit të Malit të Zi në nivel ditor në çdo sekondë dhe kanë njoftuar persona të tjerë që është dashur të veprojnë në lidhje me këtë”, ka thënë kryeministri malazias, transmeton Koha.net.

Në lidhje me këtë, siç ka thënë ai, janë informuar zyrtarët e Malit të Zi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...