Foto: Koha

Nikolliq: Kushtet për pranim në BE – poshtëruese

24 Tetor 2016 - 17:54      

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, e ka akuzuar Bashkimin Evropian për vendosjen e kushteve “poshtëruese” për anëtarësim të Serbisë në BE.

Nikolliq i ka thënë sot kryeministrit të Sllovenisë, Miro Cerar, i cili e ka vizituar Beogradin, se Serbia do të lëvizë për t’i pranuar parimet themelore dhe vlerat e BE-së, megjithqë blloku me 28 anëtarë është në krizë.

Ai nuk ka specifikuar se cilat kushte ai i konsideron “poshtëruese”, por ndoshta u është referuar kërkesave të disa anëtarëve të BE-së, që Serbia ta njohë Kosovën si shtet i pavarur, raporton AP nga Beogradi, transmeton Koha.net.

Serbia, që është aleate tradicionale e Rusisë, dëshiron t’i bashkohet BE-së, por ka qenë nën presion intensiv nga Kremlini që ta rishqyrtoj këtë orientim.

Moska e ka mbështetur Serbinë në kontestin e saj me perëndimin lidhur me Kosovën, e cila ka shpallur pavarësinë në vitin 2008. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...