Vritet në Irak bashkëpunëtori i Al Bagdadit, Abu Osama

24 Tetor 2016 - 15:26      

Komanda e ushtrisë irakiane bëri të ditur se në sulmin ajror në jug të Mosulit është vrarë Abu Osama, ndihmësi dhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt të liderit të organizatës terroriste DEASH.

Komanda e ushtrisë irakiane bëri të ditur se në sulmin ajror në jug të Mosulit është vrarë Abu Osama, ndihmësi dhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt të liderit të organizatës terroriste të DEASH-it, Abu Bakr al-Baghdadi.

Në njoftimin e forcave ajrore irakiane thuhet se Abu Osama u vra në sulmin ajror në strehimoren e tij në qarkun Talasqaf në jug të Mosulit.

"Abu Osama dhe një numër i madh i truprojave të tij janë vrarë në sulmin ajror", pohon ushtria irakiane.

Mosuli është qyteti i dytë më i madh në Irak i cili nga korriku i vitit 2014 është nën kontrollin e terroristëve të DEASH-it.

Të mbështetura nga ajri nga forcat e koalicionit, forcat e lira irakiane së bashku me ushtrinë irakiane dhe forcat kurde peshmerga, nisën një operacion për çlirimin e qytetit të Mosulit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...