24 Tetor 2016 - 14:41
Kritiku i Bashkimit Europian dhe kundërshtari i orëve të para të vërshimit të refugjatëve në kontinentin e vjetër, këmbëngul se liria në Europë varet nga vet kombet dhe nga traditat e krishtera.
“Ne nuk mund të pranojmë që shtëpia jonë, blloku europian të transformohet në një perandori të kohëve moderne. Ne i nuk duam ‘Shtetet e Bashkuara të Europës’ në vend të aleancës së vendeve të lira. Duhet ta shpëtojmë Brukselin nga sovjetizimi, nga njerëz që duan të na tregojnë sesi të jetojmë në vendet tona”, tha Victor Orban, kryeministër i Hungarisë.
Një pjesë e turmës përpara së cilës po fliste e brohoriti, por pati dhe mbështetës të opozitës që e fishkëllyen. Nuk vonoi shumë dhe përkrahës e kundërshtarë të shefit të ekzekutivit përfunduan duke u përleshur me njëri-tjetrin.
Ashtu si në disa vende të tjera të Europës Lindore, Hungaria i kundërvihet politikës së sistemimit të emigrantëve kryesisht myslimanë, që mbërritën vitin e kaluar në Europë në kërkim të azilit. Orbani është vënë në krye të rezistencës ndaj qëndrimit të Angela Merkelit për ndarjen e barrës së refugjatëve mes vendeve anëtare.
Përgjigjja e tij ndaj fluksit të të ardhurve ishte mbyllja e kufijve jugore të Hungarisë me tela me gjemba e dislokimi i mijëra policëve dhe ushtarëve.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...