13 të vdekur në një aksident trafiku në SHBA

24 Tetor 2016 - 14:31      

Në një aksident trafiku që ka ndodhur të dielën në Kaliforni të SHBA-ve, jetën e kanë humbur 13 persona dhe janë plagosur 31 të tjerë, pesë prej të cilëve më rëndë.

Në aksident janë përfshirë një autobus që transportonte turistë dhe një kamion. Autobusi ishte duke udhëtuar për në Los Angeles, ndërsa nga kamioni u godit në rrugën pranë Palm Springs-it.

Në mesin e të vdekurve është edhe shoferi i autobusit.

Hetimet në lidhje me aksidentin janë nisur, ku do të përfshihet edhe Agjencia Kombëtare amerikane e Sigurisë së Transportit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...