Foto: Reuters

Steinmmeier: Bashkimi Europian në rrezik nga shkatërrimi

24 Tetor 2016 - 11:35      

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme Frank-Walter Steinmeier ka tërhequr vërejtjen se Bashkimit Europain mund t’i vijë fundi.

“Nëse nuk dimë më t’i çmojmë vlerat e Bashkimi Europian, atëherë, ai do të shkatërrohet”, ka thënë sot për gazetën “Zuddeutsche Zeitung” Stienmeier, transmeton Koha.net.

Sipas fjalëve të tij, viti i shkuar ka dëshmuar fuqishëm se siguritë që me decenie janë menduar absolutisht të garantuara, përnjëherë janë vënë në pikëpyetje.

“Paqe e përjetshme në kontinentin tonë, Europa pa alternativë, kjo thjesht nuk vlen më”, ka thënë Steinmeier

“Kriza financiare, vala e refugjatëve në Europë dhe shoku nga referendumi në Britani të Madhe, e kanë futur Bashkimin Europian në turbulenca të fuqishme”,ka tërhequr vërejtjen ai dhe ka theksuar se popullistët djathtistë po përpiqen ta shfrytëzojnë rastin dhe dështimin e BE-së ta bëjnë për vete.

MPJ gjermane ka paralajmëruar se do të fillojnë një turne të veten në Gjermani dhe në Europë për të biseduar me qytetarët për BE-në dhe të ardhmen e tij.

“Dëshirojmë të dëgjojmë kritikat dhe të shohim se çfarë në BE iu pëlqen dhe çfarë nuk iu pëlqen”, ka thënë Steinmeier. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...