Foto: Reuters

Franca fillon të largojë emigrantët nga kampi në Calais

24 Tetor 2016 - 09:13      

Më shumë se 1,200 policë dhe zyrtarë në Francë kanë filluar një operacion për të pastruar kampin e emigrantëve “Xhungla” në Calais.

Në kamp jetojnë rreth 7 mijë persona në kushte të mjerueshme.

Ata do të vendosen në qendrat e tjera të emigrantëve në Francë, megjithatë disa prej tyre nuk duan të zhvendosen, pasi kërkojnë të shkojnë në Britani, shkruan BBC.

Shkatërrimi i kampit pritet të bëhet të martën, transmeton KP.

Mbretëria e Bashkuar ka filluar të pranojë rreth 1300 fëmijë të pashoqëruar nga kampi.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...