Foto: Reuters

Një i vdekur dhe dy të plagosur pas shpërthimeve me bombë në Japoni

23 Tetor 2016 - 14:33      

Një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën sot në një park publik në Japoni gjatë dy shpërthimeve thuajse të shënuara në të njëjtën kohë, bënë të ditur forcat zjarrfikëse, ndërsa mediat i referohen aktit të një vetëvrasjeje.

“Shpërthimet u regjistruan në një park në Utsunomiya rreth 100 kilometra në veri të Tokios, rreth orës 11:30 (02:30 GMT)”, deklaroi një zëdhënës i shërbimit lokal të zjarrfikëseve dhe të forcave të shpëtimit, transmeton KP.

“Një person është gjetur e vdekur”, pohoi zëdhënësi për median pa dhënë detaje të mëtejshme. Gjinia dhe mosha e tre viktimave nuk bëhet e ditur për momentin”, shtoi ai.

Një prej shpërthimeve u shënua në një parking të rezervuar për parkun.

Stacioni televiziv publik NHK transmetoi pamje të një makine plotësisht në flakë ndërsa forcat zjarrfikëse po punonin për ta fikur dhe raportoi se një trup në gjendje mjaft të rëndë u gjet në një zonë të dedikuar për biçikletat në pjesën e brendshme të parkut. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...