
23 Tetor 2016 - 11:22
Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren, ka njoftuar mbrëmë se kanë filluar sulmet nga aeroplanët sirianë apo rusë, kundër lagjeve që janë nën kontroll të kryengritësve në Alepo, transmeton REL.
Ky observator, po ashtu, tha se ka pasur edhe përleshje tokësore dhe të shtëna të rënda artilerike gjatë ditës përgjatë linjave të frontit.
Qyteti Alepo është i ndarë ndërmjet pjesëve që janë nën kontroll të qeverisë dhe atyre që janë nën kontroll të forcave opozitare.
Sulmet ajrore të Rusisë dhe qeverisë së Sirisë, të fokusuara në pjesën lindore të Alepos, me popullatë të dendur, që është nën kontroll të kryengritësve, janë dënuar ashpër në përmasa ndërkombëtare.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...