
23 Tetor 2016 - 11:05
Rene Lopez, 41 vjeçar, ka marr dënimin më të gjatë në historinë e Gjykatës së Lartë në Fresno, transmeton Koha.net.

Gjatë njoftimit të dënimit, gjykatësi Judge Edëard Sarkisian i tha të dënuarit se ai është një rrezik shumë serioz për shoqërinë, dhe vuri në dukje se ai nuk kishte treguar asnjëherë shenja pendimi, por vetëm ka fajësuar vajzën për vështirësitë e tij.
Vajza e të dënuarit, emri i së cilës nuk është bërë i ditur, së pari ishte abuzuar nga një mik i familjes dhe në vend që ta mbrojë të bijën, ai e riktheu atë në “pronë të veten”, ka thënë prokurori Nicole Galstan.
Viktima, tani 23 vjeçare, ishte përdhunuar dy apo tre herë në javë nga maji 2009 deri në maj të 2013, kur kishte marr guximin që të largohej nga i ati, ka thënë Galstan.
Në shtator, një juri e kishte shpallur fajtor për 186 akuza për sulm seksual, përfshirë këtu dhjetëra akuza për përdhunim të një të mituri.
“Kur babai im më abuzonte isha e re. Nuk kisha fuqi, asnjë zë, isha plotësisht e pambrojtur”, është shprehur viktima. Ajo gjithashtu i ka thënë gjykatësit se babai i saj asnjëherë nuk kishte shenja pendese për dhimbjen dhe vuajtjet që i shkaktonte.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...