Dubai, vendi i mrekullive

23 Tetor 2016 - 07:33      

Pamje si në ëndërr ose në një film me efekte të sajuara nga teknikat kompjuterike. Kjo është ndjesia e parë që fiton një vizitor derisa shikon për herë të parë ndërtesën më të madhe në botë, Burj Khalifa, e ndërtuar në Dubai, qyteti me infrastrukturë më të zhvilluar në botë.

Mbrëmjeve duket sikur ajo prek qiellin. Aq e lartë, saqë ndonjëherë zhduket nga shikimi, dhe kthehet prapë me dritën vezulluese që ndalet dhe shndrit sërish majën e saj. Ditën edhe nga afër mezi i duket maja, shkruan sot “Koha Ditore”.

Objekti, që merr ngjyra nga më të ndryshmet sidomos mbrëmjeve, kushtoi 1.5 miliardë dollarë për t’u ndërtuar. Numëron 163 kate, dhe është i gjatë 828.8 metra. Thonë se duket edhe nga Hëna.

“Amaar” është emri i kompanisë që e ka ndërtuar atë dhe shumicën e pallateve shumëkatëshe të tjera përreth saj. E ky emër është i shkrirë në dritat vezulluese që natën e pushtojnë Burj Khalifan. Dritat i ndërrojnë ngjyrat dhe formën brenda sekondash. Është e paimagjinueshme pamja që i japin qytetit ato... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni. https://online.koha.net/?id=22 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...