“Askush për president”

23 Tetor 2016 - 09:46      

Të përballur me dy opsione të paparapëlqyera për ta, disa amerikanë kanë nisur t’i inkurajojnë votuesit që t’i refuzojnë të dy kandidatët.

Duke marrë parasysh se kanë antipati të madhe për Hillary Clintonin dhe Donald Trumpin, shumë amerikanë do të bëjnë sehir derisa të tjerët do të dalin në zgjedhjet presidenciale më 8 nëntor, për ta zgjedhur pasardhësin e Barack Obamas në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Ata nuk duan që asnjëri prej “djajve” të zgjidhet në krye të vendit, shkruan sot “Koha Ditore”. Ka prej atyre që i këshillojnë votuesit amerikanë të shkojnë te kutitë e votimit e “të votojnë për askënd”.

“Vote Nobody”

Më shumë se njëqind mijë persona kanë pëlqyer faqen në “Facebook”, “Vote Nobody 2016”, që është bërë një prej llogarive më popullore aktive në fushatë kundër kandidatëve të dy partive të mëdha amerikane.

“Vote Nobody” ka nisur në fakt në “Facebook” në presidencialet e vitit 2012, thekson Fred Barnet, që pretendon se është personi që e ka krijuar faqen.

Për një kohë ishte aktive, për një kohë kishte pauzuar, por sivjet është rikthyer fuqishëm me komente që po dëshmojnë urrejtjen që po dominon këtë garë ndërmjet dy kampeve që kanë ashpërsuar akuzat dhe kundërakuzat. Barnet thotë se i kishte vetëm dy mijë e pesëqind like para se ta riaktivizonte faqen në mars të këtij viti... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...