Trump parashtron planin për 100 ditët e para në Shtëpinë e Bardhë

22 Tetor 2016 - 21:48      

Kandidati republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump propozoi një shkurtim prej 35 për qind të taksave për klasën e mesme amerikane ndërsa parashtroi planin e tij për 100 ditët e para në Shtëpinë e Bardhë nëse fiton zgjedhjet presidenciale të 8 nëntorit.

Trump propozoi gjithashtu të vendos kufizime të mandateve për anëtarët e kongresit, ndalimin e përkohshëm të punësimeve në qeverinë federale dhe pakësimin e rregullave federale.

“Ne do të thajmë moçalin në Uashington dhe ta zëvendësojë atë me një qeveri të re nga populli dhe për popullin”, tha Trump në qytetin historik të Gettysburgut në Pensilvani.

Fjalimi, shihet si një përpjekje për ta çuar vëmendjen përsëri tek përparësitë e Trumpit dhe larg polemikave që e kanë ndjekur atë javët e fundit, raporton Zëri i Amerikës.

Trump krijoi trazira kur tha në debatin e fundit presidencial të mërkurën se nuk do të pranojë rezultatet e zgjedhjeve. Ai më vonë u tërhoq, duke rënë dakord për të pranuar rezultatet dhe duke rezervuar të drejtën për të sfiduar ligjërisht një rezultat të “diskutueshëm”.

Trump gjithashtu tërhoqi zemërimin e disa votuesve dhe politikanëve republikanë dhe demokratë këtë muaj për shkak të komenteve të shthurura që ai bëri në lidhje me gratë dhe akuzave nga më shumë se 12 gra se ishin viktima të sulmeve seksuale nga kandidati republikan.

Trump mbajti fjalimin e tij në Getisburg të Pensilvanisë, vendi i betejës më vdekjeprurëse të Luftës Civile Amerikane dhe të fjalimit të famshëm të presidentit republikan Abraham Linkolnit në vitin 1863.

Me zgjedhjet presidenciale më pak se tre javë larg, kandidatët po i afrohen sezonit të fundit të një fushate të hidhur.

Kandidatja demokrate Hillary Clinton mban dy fjalime sot në Pensilvani; një në Pitsburg dhe një tjetër në Filadelfia.

Trump mbajti fjalimin sot ndërsa anketat tregojnë se ai është pas rivales demokrate Hillary Clinton në nivel kombëtar dhe në shtetet kyçe.

Sipas organizatës RealClear Politics, Clinton kryeson ndaj Trumpit me më shumë se 6 për qind mes votuesve në nivel kombëtar. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...