Foto: Reuters

Beteja për Mosulin, ISIS ekzekuton 284 burra dhe djem

22 Tetor 2016 - 21:45      

Shteti Islamik ekzekutoi 284 burra dhe djem, ndërsa forcat e koalicionit i afrohen gjithnjë e më shumë Mosulit.

Burime të inteligjencës irakiane thanë se viktimat që u ekzekutuan të enjten dhe të premten, ishin grumbulluar rreth dhe brenda qytetit për t’u përdorur si mburoja njerëzore kundër sulmeve që po detyrojnë Shtetin Islamik të braktisë pjesën jugore të qytetit.

Mësohet se IS i varrosi viktimat në një varr masiv aty ku dikur gjendej Universiteti Bujqësor i Mosulit.

Sipas CNN, e cila thekson se s’mund të verifikojë në mënyrë të pavarur lajmin, këto informacione u dhanë nga agjentë të inteligjencës irakiane që kanë preferuar të mbesin anonimë, pasi s’mund të flasin hapur në media. Megjithatë, këto raporte konfirmojnë shqetësimin e ngritur më herët nga OKB, e cila tha se rreth 550 familje nga fshatrat rreth Mosulit ishin marrë peng nga IS për t’u përdorur si mburoja njerëzore, transmeton tch.

Forcat irakiane dhe ato kurde, të mbështetura nga koalicioni ajror që udhëhiqet nga SHBA, vazhdojnë ofensivën masive kundër IS për të çliruar Mosulin, qytetin e dytë më të madh në Irak. raportohet se koalicioni i ka shkaktuar humbje të rënda Shtetit Islamik dhe mbase beteja për Mosulin nuk do të zgjasë shumë, duke parë ritmin e përparimit të aleatëve.

Por sipas analistëve, fatkeqësisht këto suksese në fushën e betejës po vijnë në kurriz të viktimave civile që si zakonisht janë ato që e pësojnë më rëndë në raste konfliktesh. Në këtë rast, rreziku ndaj civilëve është edhe më i madh, pasi militantët e organizatës terroriste Shteti Islamik preferojnë t’i vrasin civilët se sa t’i lënë të lirë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...