Tre njerëz me maska e kallashnikovë tmerrojnë konsumatorët e një qendre tregtare në Bruksel

22 Tetor 2016 - 12:53      

Një qendër tregtare në Belgjikë është boshatisur pas raportimeve se tre njerëz me maska kanë shtënë me kallashnikov në një argjendari, transmeton koha.net.

Konsumatorët në panik janë evakuuar nga qendra tregtare Cora në Chatelineau, e cila gjendet rreth 57 kilometra në jug të Brukselit.

Shefi i policës, Eric De Brabander ka thënë për agjencinë e lajmeve “Belga” se “dy shpërthime janë dëgjuar nga dëshmitarët, por ky informacion ende nuk mund të konfirmohet”, transmeton koha.net.

Katër njerëz janë trajtuar nga shërbimet e emergjencës për shkak të shokut, por asnjëri nuk ishte i lënduar seriozisht.

Kryetari i komunës së Chatelineau, Daniel Vanderlick ka konfirmuar për RTL se “të shtënat janë bërë me kallashnikov”.

Raportimet fillestare në Belgjikë sugjerojnë se ishte një grabitje, edhe askush nuk e ka ndërlidhur këtë me terrorizëm.

Treshja e armatosur besohet se kanë ikur me një veturë me gjërat e vjedhura.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...