Dënohet ish-kryeministrja tajlandeze pasi i dështoi pani për oriz

22 Tetor 2016 - 08:40      

Junta Tailandeze ka gjobitur ish-kryeministren Yingluck Shinastra me 35 miliardë baht (mbi 900 milionë euro) dhe ka urdhëruar t’i konfiskohen pronat si rezultat i një skeme të stokut të orizit që nuk shkoi siç duhet, raporton ABC News në Australi.

Në vitin 2011, Tailanda ishte eksportuesi më i madh në botë i orizit, duke llogaritur 30% të tregut global.

Yingluck, e cila ishte kryeministre në atë kohë, prezantoi një skemë që do t’i paguante fermerëve një çmim 50% mbi vlerën e tregut aktual për orizin e tyre.

Ideja u përgatit para zgjedhjeve në korrik të vitit 2011, në të cilat Yingluck fitoi në fund, dhe supozohej t’i bënte fermerët tajlandezë më të pasur, gjithashtu do të hiqte furnizimin në tregun global. Në teori Tailanda do mund të shiste oriz me çmim më të lartë sepse do të kishte më pak furnizim.

Megjithatë gjërat nuk shkuan sipas planit. Çmimet nuk u rritën aq sa ishte parashikuar dhe prodhues të tjerë të mëdhenj të orizit në Indi dhe Vietnam e panë këtë si një mundësi për tu “përmbytur” tregun.

Tailanda mbeti me depo të mbushura plot me oriz duke dëmtuar shtetin me rreth 8,2 miliardë dollarë dhe për pjesën 5,8 miliardë dollarë është përgjegjës direkt ish-kryeministrja.

“Sipas afatit të mandatit, kjo nuk është e drejtë dhe nuk është drejtësi” tha Yingluck jashtë një gjykate në Bangkok, sipas ABC News.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...