21 Tetor 2016 - 23:04
Një avion rus, që po barte ndihma nga Serbia, të cilat përmbanin ushqim, barna dhe veshje, janë dërguar në Siri më 20 tetor.
Ministri serb, Aleksandar Vulin ka thënë sot se ato ndihma “janë për njerëzit e Alepos”.
“Nuk e di nëse ata mbështesin Assadin ose jo por e di se ata kanë nevojë për ndihmë”, ka thënë Vulin.
Edhe pse Serbia ka nisur negociatat për t’iu bashkuar BE-së, shteti vazhdon të jetë njëri prej aleatëve më të afërt të Moskës në Ballkan. Serbia ka refuzuar që t’iu bashkohet vendeve që kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë, përcjell Rel.
Më 19 tetor, Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq është ankuar se BE-ja po bën presion diplomatik “absolutisht të panevojshëm” ndaj shteteve të Ballkanit për të vendosur sanksione ndaj Moskës.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...