Krushevci i jep 6.2 hektarë kompanisë gjermane që do të investojë 28 milionë euro

21 Tetor 2016 - 16:57      

Përfaqësues të Qeverisë së Serbisë dhe të qytetit të Krushevcit kanë nënshkruar, në prani të presidentit Tomislav Nikoliq dhe kryeministrit Aleksander Vuçiq, kontratë me kompaninë gjermane “Kromberg&Schubert” për investim 28 milionë euro, që do të mundësonte në pesë vitet e para punësim të 2.500 vetave.

Kontrata është nënshkruar mes investitorit Hans Otto Kromberg dhe ministrit serb të Ekonomisë, Goran Knezeviq, transmeton Koha.net.

Kjo kompani është e njohur në industrinë e automobilave, por edhe më gjerë për prodhimin e sistemit elektronik, kabllove dhe komponentëve plastikë.

Tokën për ndërtimin e kësaj fabrike, 6.2 hektarë, qyteti i Krushevcit ia ka dhënë kompanisë pranë aeroportit të vjetër dhe i ka ofruar të gjithë infrastrukturën përcjellëse për ndërtim. Përveç kësaj Qeveria e Serbisë ka ndarë subvencion 9.5 milionë euro.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...