“Diversantët nga Serbia planifikuan gjakderdhje në Mal të Zi”

21 Tetor 2016 - 14:11      

Ka fakte se grupi i shtetasve nga Serbia deshi të organizonte dhunë në fund të ditës zgjedhore dhe të bëjë akte terroriste në Mal të Zi.

Kështu ka deklaruar prokurori special për luftë kundër krimit të organizuar e korrupsioni Milivoje Katniq, transmeton Koha.net.
Katniq, në një intervistë për televizionin "Vijesti"në Podgoricë, ka thënë se grupi i veshur në uniforma të policisë malazeze, ka pasur plan të hyjë në Parlamentin e Malit të Zi dhe nga aty, në një moment të caktuar, të shtijë kundër qytetarëve dhe kjo, sipas planit, do të nxiste trazira përmasash të mëdha.

"Ka fakte se disa dhjetëra persona, relativisht të ushtruar, janë infiltruar në Mal të Zi”, ka thënë Katniq.
Ai ka shtuar se lista e të dyshimtëve nuk është përfundimtare, ndërsa ka theksuar se Prokuroria Speciale është një njohuri për grupin kriminal nga Danilovgradi që është dashur ta ndihmonte grupin nga Serbia.

"Për të gjitha këto që po flas, kam fakte”, pohon Katniq.
Ai ka thënë se edhe para se të arrestohej, grupi ishte vënë nën kontroll.
"Kemi ndaluar që armët të sillen në Mal të Zi”, ka thënë ai duke besuar se gjykata do të konfirmojë faktet e tij.

“Po të ishte realizuar skenari , Mali i Zi do të vishej me të zeza” ka thënë Katniq.
Plani ka qenë që të robërohet kryeministri Milo Gjukanoviq dhe të shpartallohej njësia speciale policore malazeze .
“Po të bëhej si deshi grupi, do të kishte qenë gjakderdhja më e madhe në Mal të Zi pas 70 vjetësh”, ka thënë kryetari i Malit të Zi Filip Vujanoviq.

Policia malazeze më 16 tetor, në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, kishte arrestuar 20 shtetas të Serbisë, që, siç është thënë, planifikonin akte terroriste në këtë shtet.
Nga ky grup janë liruar 6 persona ndërsa i arrestuar ka mbetur ende ish - shefi i Xhandarmërisë së Serbisë Bratislav Dikiq.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...