21 Tetor 2016 - 10:21
Siç shkruan BBC, Clinton qeshte derisa Trump tallej me fjalimet e saj të shtrenjta dhe me hetimet nëpër e-mail-at e saj nga FBI. Por publiku protestoi kur ai tall tek tha se Hillary urren katolikë.
Kandidatët për mahitë e veta i shfrytëzuan kryesisht temat me të cilat kishin goditur njëri-tjetrin gjatë debati të fundit.
Meqë në këtë debat Trump dhe Clinton kishin refuzuar t’i jepnin dorën njëri -tjetrit e gjithmonë ndërprisnin njëri –tjetrin, në ngjarjen në New York lanë dallimet dhe mospajtimet anash dhe u ulen pothuaj pranë njëri-tjetrit, vetëm kardinali Thomoty Dolan ishte ndërmjet tyre. Madje edhe u përshëndetën, Clinton ia zgjati dorën bashkëshortes së tij Melanie ndërsa Clinton u pa të fliste me zë të vogël rreth 30 sekonda me Trumpin.
Kur hynë, u ulen menjëherë, nuk i shtrënguan duart dhe as që e shkuan njëri-tjetrin. Por kur Trump u ngrit të fliste, ai ia rrahu miqësisht krahët Hillarysë.
“Hillary beson të jetë çelësi për të mashtruar njerëzit duke pasur një politikë publike, ndërsa krejtësisht ndryshe mendon privatisht. Dikush beson se kjo do të jetë e vështirë për mua... Vërtet, pasi jam person shumë modest. Shumëkush më thotë se modestia është njëra nga vetitë e mira, madje më e mirë edhe nga temperamenti im , tha Trump.
Ai shtoi se publiku që është në sallë përbëhet nga 1500 veta, më i shumti para të cilëve Clinton duhet të flasë pasi ajo e ka të pazakontë të flasë para kaq liderëve të korporatave pa qenë e paguar.
“Më është thënë se se Hillary para debatit ka qenë për t’u rrëfyer, porse prifti ka pasur probleme kur e pyeti për mëkate. Madje ajo tha se nuk mund të mbante ndër mend sa, 39 herë“, tha Trump.
Pastaj radha i erdhi Hillarysë: Ose do të kemi gruan e parë presidente, soe do të kemi kryetra njeriun që ka zhvilluar luftë në Twiter kundër Share “.
A e dini cili numër do të ishte i mirë për gruan, pyeti Hiallary publikun – 45 u përgjigj (aludimi se kryetari i ardhshëm i SHBA do të jetë i 45 –ti me radhë).
“Më është dashur ta dëgjoj Donald Trumpin në të gjithë tre debatet. Deri më tash kam qenë pranë tij më gjatë se sa ndonjë menaxher fushate”, ka thënë Clinton.
Ajo e ka përmendur edhe raportin e mirë të Trumpit me Putinin dhe këtu ajo ia dha një goditje të fuqishme: Donald Trump vërtetë është i shëndoshë si kali, si ai kali me të cilin kalëron Putin“.


© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...