Studentët në Kolumbi marshojnë për paqe

21 Tetor 2016 - 11:24      

Disa dhjetëra mijëra studentë kanë marshuar nëpër sheshin kryesor të Bogotas, duke kërkuar zgjidhje të shpejtë për procesin e bllokuar për paqe me kryengritësit marksistë në Kolumbi, transmeton KTV.

Qeveria është duke vazhduar takimet me përfaqësuesit e FARC-ut dhe me partitë opozitare që e kundërshtuan marrëveshjen fillestare për paqe, me shpresë që kryengritësit do të pranojnë ndryshimet e bëra në marrëveshje.

Përderisa studentët po marshonin, presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos, gjatë një adresimi televiziv, tha se disa ndryshime të sugjeruara nga opozita janë të “pazbatueshme”. Ai shtoi se është i vendosur për ta arritur marrëveshjen dhe me siguri që disa sugjerime të opozitës do të merren parasysh në bisedimet me udhëheqësit e FARC-ut.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...