BE pa qëndrim të qartë ndaj Rusisë

21 Tetor 2016 - 10:02      

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian janë zotuar se do të mbajnë të gjitha opsionet e hapura, për t’iu përgjigjur mizorive të kryera në Siri nga Rusia dhe regjimi i presidentit sirian, Bashar al-Assad, por nuk e kanë bërë të qartë nëse po e kërcënojnë Moskën me sanksione të reja, transmeton KTV.

Pavarësisht retorikës së ashpër kundër bombardimeve ruse në Siri, udhëheqësit e BE-së, pas takimit në ditën e parë të samitit të mbajtur në Bruksel, nuk ranë dakord mbi një deklaratë, përmes së cilës do t’i dërgohej një mesazh Moskës, se ajo mund të përballet me masa ndëshkuese.

“Strategjia e Rusisë është që të dobësojë BE-në”, ka thënë presidenti i Komisionit Evropian, Donald Tusk. Ai tha se në takim, i cili zgjati deri në mesnatë, gjithashtu është diskutuar për shkeljet e hapësirës ajrore të BE-së nga Rusia, për fushatat dezinformuese ruse, sulmet kibernetike dhe ndikimin në proceset politike në BE dhe më gjerë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...