Obama vazhdon me kritika ndaj Trumpit

21 Tetor 2016 - 09:59      

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka thënë se është shumë e rrezikshme këmbëngulja e kandidatit republikan për president, Donald Trump, për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve nëse ai nuk fiton, trasnemton KTV.

Duke folur në një tubim elektoral në Miami, në mbështetje të Hillary Clintonit, presidenti tha se komentet e Trumpit e minojnë demokracinë amerikane.

Gjatë debatit të fundit para zgjedhjeve të 8 nëntorit, Trumpi refuzoi të konfirmonte se do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve, çfarëdo qoftë ai. Kurse më vonë, në një tubim elektoral, republikani tha se do ta pranojë rezultatin vetëm nëse i fiton ai zgjedhjet, duke shtuar se rezervon të drejtën për ta sfiduar rezultatin nëse ai nuk është në favorin e tij.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...