Alarmon NATO, anijet ruse mund të përdoren për sulme ushtarake në Siri

20 Tetor 2016 - 23:11      

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka shprehur shqetësimin se anijet ushtarake ruse të cilat po lundrojnë në Detin Mesdhe, mund të përdoren për sulme ushtarake në Siri.

Stoltenberg ka shtuar se kjo situatë do të përkeqësojë edhe më shumë gjendjen e civilëve në këtë vend, transmeton kp.

"Transportuesi i avionëve do të mund të përdoret për operacionet ushtarake mbi Sirinë dhe për rritjen së numrit të sulmeve në Aleppo", tha Stoltenberg dhe shtoi se NATO-ja është duke i mbikëqyrur me vëmendje lëvizjet e anijeve ruse.

Ndërkohë Britania e Madhe ka lëvizur shkatërruesin "Duncan" për të monitoruar Aeroplanmbajtësen ruse "Admiral Kuznetsov" dhe anijet tjera ruse në Detin e Veriut dhe Ishujt Channel.

Marina britanike po ashtu është duke i monitoruar lëvizjet e anijeve ruse edhe nga ajri.

Ndryshe, Rusia të enjten në mëngjes ka shpallur armëpushim 24 orësh në Aleppo, me qellim të ofrimit të ndihmave humanitare dhe të largimit të civilëve nga zona e luftës, por që raportohet se nuk është vërejtur asnjë lëvizje e civilëve për t’u larguar nga qyteti.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...