Trump: Do ta pranoj rezultatin e zgjedhjeve, nëse fitoj unë

20 Tetor 2016 - 19:30      

Donalt Trump ka bërë një deklaratë kundërthënëse të enjten, duke thënë se do të pranojë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, nëse ai i fiton ato.

Në debatin e fundit presidencial Trump ngjalli reagime kur paralajmëroi se nuk do t’i pranonte rezultatet e zgjedhjeve nëse do të fitonte kandidatja demokrate, Hillary Clinton.

“Dua të bëj një njoftim të rëndësishëm sot”, filloi fjalimin e tij në Ohio, transmeton Koha.net. “Dua t’u premtoj dhe t’i siguroj votuesit dhe përkrahësit e mi dhe të gjithë njerëzit e Shteteve të Bashkuara, se unë totalisht do t’i pranoj rezultatet e këtyre zgjedhjeve historike, nëse unë fitoj”, ka thënë qartë Trump.

Kandidati republikan gjatë fjalimit të tij ka insistuar se pas zgjedhjeve do të vendoste për t’i kundërshtuar ato.

“Do ta pranoja nëse rezultati është i qartë”, ka thënë Trump. “Por do të rezervoja të drejtën time për t’i kundërshtuar nëse rezultati është i dyshimtë”.

“Duam korrektësi në zgjedhje”.
© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...