Durakoviq do rinumërimin e votave për Srebrenicën

20 Tetor 2016 - 16:37      

Prefekti i deritanishëm i Srebrenicës, Qamil Durakoviq, ka parashtruar kërkesë për numërim të sërishëm të votave në komunë, deri te Komisioni qendror zgjedhor në Bosnjë e Hercegovinë.

Durakoviq, i cili ka humbur në zgjedhjet në Srebrenicë, kërkoi numërim të serishëm të votave në të gjitha vendvotimet në Srebrenicë, si dhe të votave të arritura me postë.

Sot përfundon afati për parashtrim të ankesave dhe kërkesës për numërim të sërishëm të votave për zgjedhjet lokale deri më 2 tetor.

Paraprakisht këtë javë Komisioni zgjedhor edhe zyrtarisht e konfirmoi fitoren e serbit të Bosnjës, Mlladen Gruiçiq në zgjedhjet për prefekt të Srebrenicës.

Sipas rezultateve zyrtare, Mlladen Gruiçiq ka fituar 54,4 për qind të votave në zgjedhjet, ndërsa prefekti i deritanishëm Qamil Durakoviq 45,5 për qind.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...