20 Tetor 2016 - 10:36
Daçiq tha se “presioni mbi Serbinë që, me gjuhën diplomatike, të harmonizohet politika e jashtme e saj me atë të BE-së, për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, është absolutisht e papranueshme”.
Një raport i politikës së jashtme të BË-së, i publikuar më herët gjatë javës, thotë se Brukseli “vazhdon që t’i bëjë thirrje Serbisë të harmonizohet në mënyrë progresive me BE-në” në politikën e jashtme.
Edhe pse Serbia ka hapur negociatat për bashkim me BE-në, ajo mbetet aleatja më e ngushtë e Rusisë në Ballkan dhe refuzon që t’iu bashkohet sanksioneve ndaj Rusisë për agresionin e saj në Ukrainë.
Zyrtarët thonë se Serbia do t’i bashkohet Rusisë në dërgimin e ndihmës humanitare në Siri dhe se ndihma do të dërgohet me aeroplanë nga qendra humanitare ruso-serbe në qytetin jugor të Serbisë, Nish.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...