Partia properëndimore fitoi zgjedhjet në Mal të Zi, pritet koalicioni

19 Tetor 2016 - 22:19      

Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, kanë konfirmuar se partia properëndimore e kryeministrit, Milo Gjukanoviq, ka fituar më së shumti vota, por duhet ta formoj koalicionin për të qeverisur.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot ka njoftuar se Partia Demokratike e Socialistëve të Gjukanoviqit i ka fituar 36 vende në Kuvendin e Malit të Zi, me 81 deputetë.

I dyti është Fronti Demokratik opozitar me 18 deputetë, ndërsa Koalicioni Çelësi është i treti me 9-të vende deputetësh.

Vendet e mbetura të deputetëve do të plotësohen nga disa patri të vogla dhe grupe.

Katër parti opozitare janë ankuar se në zgjedhjet e 16 tetorit , ka pasur parregullësi, përfshirë, bllokimin e shërbimeve të popullarizuara të mesazheve, WhatsApp dhe Viber.

Këto zgjedhje janë përshkruar edhe me arrestimin e 20 serbëve të akuzuar për planifikim të sulmeve në ditën e zgjedhjeve. Ata janë arrestuar vonë në mbrëmje të 15 tetorit.

Gjukanoviq synon integrim të Malit të Zi në Bashkimin Evropian dhe NATO, ndëra pjesa më e madhe e grupeve opozitare janë proruse.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...