“Lufta e tretë botërore mund të nisë në nëntor”

19 Tetor 2016 - 22:16      

Një paralajmërim i frikshëm ka ardhur nga Rusia dhe është Sergei Aleksandrovich Markov, këshilltar i presidentit rus, Vladimir Putin, që ka deklaruar se lufta mund të nisë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA të 8 nëntorit.

“Këto janë tensionet më serioze mes Moskës dhe Uashingtonit prej dekadash. Lufta mund të nisë përpara 8 nëntorit. Personalisht kam nisur të mbledh rezerva ushqimore, që të fshihem nëse nis lufta. Ju sugjeroj të bëni të njëjtën gjë”, citon kp të ketë thënë Markov

Markov është i njohur me deklarata të natyrës së luftës, ku më parë kishte parashikuar një luftë në kufirin me Ukrainën.

Tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë janë rritur në masë të madhe kohëve të fundit, pas invadimit të Rusisë në Ukrainë dhe bombardimeve të saj në Siri. Gatishmërinë e saj luftarake, Rusia është duke e reklamuar ditëve të fundit edhe ndaj shteteve evropianë, duke shkelur hapësirat ajrore dhe detare të tyre.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...