“Darka e fundit” e presidentit Obama

19 Tetor 2016 - 17:44      

Politikanë dhe aktorë të rëndësishëm të fushave të ndryshme në arenën botërore u mblodhën në atë që konsiderohet si darka e fundit shtetërore e organizuar nga presidenti Barack Obama, në mandatin e tij presidencial që përfundon në janar të vitit 2017.

Kryeministri italian Matteo Renzi, aktori i komedisë Jerry Seinfeld, këngëtari James Taylor, guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, ishin disa nga 400 të ftuarit në mbrëmjen gala.

Ambasadorja e SHBA-ve në Kombet e Bashkura, Samantha Power tha se në këtë darkë ata festonin njekohesisht edhe partneritetin e veçantë të Italisë dhe Amerikës. Ndërsa shumë nga të ftuarit shprehën padurim të provonin ushqimet e shijshme të përgatitura nga shefi i kuzhinës, Mario Batali.

Naeem Khan, stilisti personal i veshjeve të Zonjës së Parë Michelle Obama, reflektoi faktin që do t’i mungojë puna me Michellen.

“Nuk e di se kur do t’i rikthehet sharmi Shtëpisë së Bardhë. Ajo i ka motivuar gjithmonë stilistët dhe fusha e modës sot po ecën shumë mirë. Një nga arsyet kryesore është se Michelle ka besuar te ne”, tha stilisti i Michelle Obama.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...