Tajfun i fuqishëm pritet të godasë Filipinet

19 Tetor 2016 - 13:03      

Miliona njerëzve në Filipine u është urdhëruar sot të përgatiten për një nga tajfunet më të fuqishëm që e kanë goditur këtë vend.

Autoritetet paralajmëruan për valë të mundshme të mëdha dhe erëra shkatërruese.

Super tajfuni Haima do të godet komunitete në veri të vendit rreth orës 23 sipas kohës lokale me erëra me fuqi identike si ato nga viti 2013, kur gjatë super tajfunit Haijan e humbën jetën më shumë se 7.300 njerëz.

"Presim përmbytje, rrëshqitje të tokës dhe valë të mëdha mbi pesë metra në bregdet. Njerëzit në këto rajone janë në rrezik. Duhet të gjejnë terren të sigurt", deklaroi drejtori i Qendrës për informim dhe koordinim me katastrofat natyrore.

Pritet që Haima të godas territor në gjatësi prej 800 km me më shumë se 10 milionë njerëz në pjesët veriore nga ishulli më i madh filipinas Luzion. Haima u afrohet Filipineve me erëra me shpejtësi prej 225 km/orë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...