19 Tetor 2016 - 09:52
Më shumë se dhjetë figura të larta do të shfaqen në tetë episode të serisë së ashtuquajtur “Always on the Road” – referencë për aksionin e gjerë të qeverisë kundër korrupsionit në Partinë Komuniste.
Në episodin e parë është shfaqur një i korruptuar i penduar. Ai ka rrëfyer për varrimin e një breshke. Episodi i parë arriti miliona klikime online që prej të hënës.
“Njerëzit gjithkund po flasin për ‘Always on the Road’”, ka njoftuar Komisioni Qendror, që hetoi korrupsionin dhe realizoi filmin në bashkëpunim me Televizionin shtetëror kinez.
Seria televizive vjen katër vjet pasi Presidenti Xi Jinping premtoi luftë të ashpër kundër korrupsionit në partinë e tij, duke thënë se do t’i ndiqte “tigrat” e fuqishëm, transmeton Koha.net.
Sidoqoftë, kritikët kanë thënë se mungesa e transparencës rreth spastrimit, ka mundësuar Xi që të eliminojë armiqtë e tij politikë.
Në episodin e parë, tre prej të ashtuquajturve “tigra” janë akuzuar për marrje ryshfeti dhe abuzim me pushtetin: Bai Enpei, ish-shefi i partisë është dënuar me burgim të përjetshëm. Zhou Benshun, po pret gjykimin ndërsa Li Cuncheng, ish-deputet i partisë, është dënuar me 13 vjet burgim.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...