Plagosen 4 nxënës në San Francisco, sulmuesit në arrati

19 Tetor 2016 - 09:31      

Katër nxënës në San Francisco të SHBA-së, janë qëlluar me armë zjarri, teksa kanë qenë jashtë objektit shkollor, përkatësisht në parkingun e shkollës, Jordan School.

Autoritetet thonë se njëri prej nxënësve është në gjendje kritike, transmeton REL.

Të shtënat kanë ndodhur kur nxënësit ishin duke dalë nga shkolla, kanë thënë autoritetet amerikane.

Tre nga viktimat vrapuan për të hyrë në shkollë, dhe policia urdhëroi nxënësit që të mos lëvizin derisa të kontrollohen të gjitha klasat dhe policia më pas e kuptoi se brenda shkollës nuk ka pasur sulmues aktiv.

“Një viktimë femër, si pasojë e lëndimeve është në rrezik për jetë”, ka thënë policia në Manfredi.

Katër të dyshuar janë parë duke ikur nga zona ku ndodhën të shtënat.

Sulmuesit, të cilët nuk janë nxënës të shkollës, sipas zyrtarëve, kanë pasur për cak nxënëset femra.

“Ku është incident i izoluar që ka ndodhur jashtë objektit shkollor”, kanë thënë autoritetet e shkollës Jordan School ku dhe ndodhi incidenti.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...