Serbia me ultimatume nga Moska dhe Brukseli

18 Tetor 2016 - 23:00      

Vetëm brenda tetë orësh të ditës së sotme, kreut shtetëror të Serbisë i kanë shkuar dy mesazhe lidhur me përcaktimin strategjik të saj, transmeton Koha.net.

Njëri ka ardhur nga Moska e tjetri nga Brukseli.
Sipas asaj që njoftojnë medie të Beogradit, së pari , ambasadori i Rusisë në Beograd Aleksandar Çepurin ka tërhequr vërejtjen se me hyrjen e Serbisë në Bashkimin Europian, lidhjet bilaterale e afariste ndërmjet dy vendeve, do të pësojnë ndryshime.

Në vërejtjen e parë theksi është vënë në ekonomi dhe energjetikë.
Çepurin ka thënë pas anëtarësimit ë Serbisë në BE, Zona e tregtisë së lirë Serbi – Rusi – Unioni ekonomik Euroazi do të detyrohet të pushojë.

Në dokumentin e miratuar me titullin “Prioritetet e politikës së përbashkët të Jashtme e të Sigurisë të Bashkimit Europian”, shkruan se Serbia duhet të arrijë rezultate në reformat e sundimit të ligjit dhe në luftën kundër korrupsionit dhe gradualisht duhet ta harmonizojë politikën e vet të Jashtme me Politikën e Jashtme e të Sigurisë me BE-në.

Fjala “duhet” është ajo që e brengos Serbinë, pasi deri më tash Beogradi ka refuzuar të vendosë sanksione ekonomike ndaj Rusisë të cila i zbaton BE.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...