18 Tetor 2016 - 18:12
Pamjet filmike të transmetuara nga mediat lokale tregojnë se një person i është afruar dhe e ka qëlluar me armë zjarri pas koke 37-vjeçarin Antonio Bermudez Zacarias, transmeton tch.
Kreu i Gjykatës Supreme të vendit, Luis Morales bëri një deklaratë ku konfirmonte vdekjen e Zacarias e iu bënte thirrje autoriteteve të hetojnë mbi ngjarjen.
Joaquin “el Chapo” Guzman, shefi i kartelit të rrezikshëm të Sinaloas, konsiderohet nga Departamenti amerikan i Thesarit si trafikanti më i fuqishëm i drogës në botë.
Ekzekutimi i gjyqtarit që trajtonte çështjen e tij vjen në një moment kur për narko-bosin po vendoset për ekstradimin e tij në SHBA.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...