18 Tetor 2016 - 18:09
Patrick Peacock dhe Chris Rittenmeyer të shtunën ishin në zonën e zhytjes Nest të Weeki Wachee, Florida, me shokun e tyre Justin Blakely.
Tre shokët ishin në një udhëtim tre ditor 50 milje në veri të Tamas. Zhytësit i referohen shpellave si “Mount Everest” ose “Grand Canyoni” nënujor.
Dy zhytësit me përvojë vendosën që të injorojnë shenjat paralajmëruese se shpellat janë të rrezikshme, transmeton Koha.net.
“Stop. Parandaloni vdekjen tuaj. Mos shkoni më tej”, thuhet në shenjën paralajmëruese, e vendosur para shpellës.
“Në këtë shpellë nuk ka asgjë për të cilën ia vlen të vdesësh. Mos shkoni më tej”.
Paralajmërimi ekstrem është i shoqëruar me figurën e shpirtmarrësit.
Përkundër shenjës, Blakely ka thënë se shokët e tij vendosën të zhyten në shpellë, kurse ai vendosi të qëndronte në sipërfaqe.
Ai u ka thënë hetuesve se treshja është dashur të rigrupohet në orën 3, një orë para se dyshja u zhyt në shpellë.
Peacock dhe Rittenmeyer nuk u kthyen. Ata nuk u shfaqën për tre orë dhe Blakely u detyrua të njoftonte policinë.
Trupat e pajetë u gjetën 50 metra në thellësi të shpellës. Ata janë gjetur pranë njëri-tjetrit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...