Luftanijet ruse drejt ujërave të Britanisë, britanikët gati për ndërhyrje [foto]

18 Tetor 2016 - 17:46      

Janë fotografuar aeroplanmbajtëset e Marinës ruse derisa janë drejtuar për në ujërat britanike për të shkuar drejt Sirisë, transmeton koha.net.

Forcat e Armatosura norvegjeze kanë fotografuar luftanijet ruse në bregdetin e saj, duke përfshirë një aeroplanmbajtëse, nëndetëse dhe një luftanije me fuqi bërthamore.

Kjo po ndodh vetëm pak ditë pasi Marina Mbretërore e Britanisë ishte vënë në alarm, pasi është zbuluar se Rusia është duke planifikuar të dërgoj një flotë të anijeve luftarake përgjatë bregdetit britanik për të kaluar deri në Mesdhe, transmeton koha.net.

Sipas burimeve të mailonline, anijet janë ende në veri të Skocisë por pritet që të nisen para “brenda disa ditëve”.
Flota Ruse, e cila përfshin një aeroplanmbajtëse 55 tonë të quajtur Admiral Kuznetsov, do të shoqërohet “nga një shkatërrues anijesh britanike”, ka thënë burimi i mailonline.

Anija ruse, Admiral Kuznetsov së bashku me shtatë anije të tjera, do të kalojë nga Mbretëria e Bashkuar, rrugës për në lokacionin e tyre në Mesdhe, për të bombarduar forcat rebele në Aleppo.
Kjo po ndodh pas tensionimi të përshkallëzuar në mes të Perëndimit dhe Rusisë, derisa Kremlini si duket ka vendosur që të shfaqë fuqinë e saj në brigjet e Britanisë së Madhe.

© KOHA

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...