Obama kritikon masat e kursimit të BE-­së

18 Tetor 2016 - 17:15      

Presidenti amerikan, Barack Obama i lavdëroi "vizionet e Mateo Renzit", në prag të vizitës zyrtare të kryeministrit italian në Uashington, me ç'rast e kritikoi politikën e Bashkimit Evropian për përkufizimin e buxheteve shtetërore.

"Jam i bindur se masat për kursim sollën ngadalësimin e rritjes ekonomike në Evropë. Ajo politikë solli deri në stagnimin disavjeçar dhe rritjen e papunësisë në disa vende. Për këtë arsye, besoj në vizionin dhe reformat ambicioze të kryeministrit Renzi, të cilat për të janë shumë të rëndësishme. Renzi e pranon nevojën për investim të domosdoshëm për rritje të qëndrueshme dhe hapjen e vendeve të punës", theksoi Obama në intervistën para takimit.

Reformat e Renzit, megjithatë, deri më tani nuk kishin sukses që ta shtojnë rritjen e vendit i cili vazhdimisht është në linjën tatëpjetë, por vetëm popullaritetin e tij.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...