Mali i Zi bllokoi qasjen në WhatsApp dhe Viber ditën e zgjedhjeve, reagon RSF

18 Tetor 2016 - 15:18      

Reporterët Pa Kufij (RSF) kanë dënuar ndalesën e përkohshme të WhatsApp-it dhe Viber-it në Mal të Zi gjatë zgjedhjeve parlamentare më 16 tetor.

Disa orë para hapjes së vendvotimeve, autoritetet lajmëruan se kanë dekonspiruar një komplot për rrëzimin e kryeministrit Milo Gjukanoviq dhe kishin arrestuar 20 të dyshuar në Podgoricë. Policia ngriu barrikada jashtë parlamentit për të penguar demonstruesit.

Në këtë kontekst, RST thotë se suspendimi i WhatsApp-it dhe Viber-it vetëm sa ka ngritur tensionet në ditën e zgjedhjeve.

Në përpjekje për të arsyetuar bllokimin, autoritetet thanë se aplikacionet po përdoren për të shpërndarë “porosi të padëshirueshme publicitare”, raporton Koha.net.

Me presion të opozitës, ata rikthyen qasjen në këto aplikacione pas disa orësh.

“Bllokimi i aplikacioneve të këtij lloji në një vend demokratik në ditën e zgjedhjeve nacionale është shkelje e shprehjes së lirë dhe të bën të dyshosh se autoritetet po ndërhyjnë në procesin zgjedhor”, ka thënë Pauline Adas-Mevel, shefe e deskut BE-Ballkan të RSF-së.

Mali i Zi renditet në vendin e 106-të nga 180 vende në Indeksin e Lirisë Botërore të Mediave 2016 të RSF-së. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...