Foto: AFP / Getty Images

Ekuadori i ndërpreu lidhjen e internetit Assanges

18 Tetor 2016 - 14:25      

Wikileaks ka hedhur një akuzë të fortë ndaj shtetit të Ekuadorit, i konsideruar një ndër aleatët e saj më të rëndësishëm.

Kjo, pasi ka qenë pikërisht Ambasada Ekuadoriane në Londër që i ka prerë lidhjen e internetit themeluesit të saj, Julian Assange.

Ironia e gjithë kësaj qëndron në faktin se Assange prej disa vitesh jeton në Ambasadën Ekuadoriane si refugjat politik, transmeton tch.

Ka qenë faqja e themeluar prej tij përmes një njoftimi në Twitter që ka ngritur gishtin e akuzës, një ditë pasi kishte etiketuar si fajtorë SHBA dhe Britaninë.

Megjithatë, Wikileaks ka lënë të kuptohet se prapa vendimit të Ekuadorit mund të ketë qenë dora e Uashingtonit, pasi ndërprerja e lidhjes së internetit ndodhi të shtunën e kaluar, pak pasi faqja kishte publikuar fjalimet e Hillary Clinton për Goldman Sachs.

Selia diplomatike e vendit amerikano-jugor në Londër ka përgënjeshtruar çdo formë komploti.

“Do të vazhdojmë ta mbrojmë Julian Assange dhe t’i ofrojmë azilin politik që i garantuam në vitin 2012”, ka deklaruar një burim i Ambasadës. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...