Foto: Ilustrim

Ankaraja ndalon tubimet publike për shkak të rrezikut për sulme

18 Tetor 2016 - 10:31      

Autoritetet e qytetit të Ankarasë mbrëmë vendosën ndalesë për mbajtje të tubimeve publike dhe manifestimeve në qytet, për shkak druajtjes se ata mund të jenë cak i sulmeve terroriste.

Në kumtesën e publikuar në internet faqen e administratës së qytetit theksohet se deri më 30 nëntor të vitit 2016 ndalohen të gjitha tubimet dhe manifestimet në vende publike, siç janë bulevardet, sheshet, rrugët dhe parqet.

Siç njoftuan mediat turke, autoritetet e qytetit të Ankarasë theksojnë se vendimi i tillë është marrë pas informacioneve të marra të inteligjencës se "organizata terroriste përgatiten për sulme", transmeton KP.

Vendimi për ndalesën për tubime publike është shpallur në bazë të dispozitave nga vendimi për shpallje të situatës së jashtëzakonshme në vend, i miratuar nga ana e autoriteteve turke pas tentimit për grusht shtet më 20 korrik të këtij viti, i cili më datë 11 të këtij muaji u vazhdua edhe tre muaj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...