Foto: Ilustrim

Shante të huajt në Facebook, gjykata e dënon me burg

18 Tetor 2016 - 08:40      

Një gjykatë në Wurzburg ka dënuar një person sepse kishte shkruar komente me urrejtje kundër hebrenjve dhe migrantëve. Dënimi vjen pas thirrjeve të politikanëve gjermanë për të kundërshtuar propagandën e urrejtjes.

Gjykatësit në Wurzburg në jug të Gjermanisë e dënuan përdoruesin e Facebookut me një vit e gjysmë burgim, sepse kishte shkruar aty komente ultra të djathta. Vitin e kaluar, një gjykatë tjetër lokale e kishte dënuar të njëjtin person mashkull me dy vjet e tri muaj burgim. Kjo pasi në vitin 2014 ai kishte publikuar slogane, që bënin thirrje për dhunë dhe vrasjen e hebrenjve, të huajve dhe refugjatëve.

Të hënën, gjykatësit regjistruan se personi shprehu keqardhje që i kishte shkruar komentet. Megjithatë, ata e justifikuan dënimin, duke thënë se personi kishte një histori të gjatë fyerjesh dhe se shprehjet e urrejtjes janë shtuar në Gjermani, raporton DW.

Shumë politikanë në Gjermani janë ankuar për rritjen e komenteve ksenofobike vitet e fundit, një fenomen që ka përkuar me ardhjen e qindra mijëra refugjatëve në vend.

Në shtator 2015, qeveria gjermane u kërkoi kompanive të internetit si Google, Twitter dhe Facebook që të largojnë shprehjet e urrejtjes nga faqet e tyre brenda 24 orësh pas raportimit. Por shumë përdorues thanë se kërkesat e tyre për t'i hequr përmbajtjet fyese, shpesh nuk marrin përgjigje.

Javën e kaluar, politikani gjerman, Volker Kauder propozoi një dënim me 50.000 euro për çdo koment fyes që kompanitë mediatike nuk e largojnë nga faqet e tyre.

Qeveria gjermane ndërkohë ka planifikuar të zbatojë një sistem kompensimesh për viktimat e urrejtjes në internet. Në shtator, Zyra Federale e Policisë Kriminale nisi kërkime në të gjithë vendin për të kapur ata që përhapin urrejtje në mediat sociale. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...