Foto: Reuters

Trump: Do të takohesha me Putinin para inaugurimit

18 Tetor 2016 - 08:28      

Kandidati republikan për president amerikan, Donald Trump, thotë se nëse zgjidhet, do ta shqyrtonte mundësinë e takimit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, para inaugurimit në janar të vitit të ardhshëm.

Këto komente të Trump të bëra mbrëmë vonë në një intervistë për një radio, ishin të fundit që kanë tërhequr vërejtjen për afinitetin e tij ndaj liderit rus, qeveria e të cilit është akuzuar për përzierje në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara, transmeton REL.

“Problemi është se Putin nuk ka aspak respekt për Obamën”, i tha Trump moderatorit të radios, Michael Savage, dhe ka shtuar se “nëse fitoj më 8 nëntor, mund ta shoh vetveten në takimin me Putinin para fillimit të administratës sime”.

Rivale e Donald Trumpit në zgjedhjet më 8 nëntor është kandidatja demokrate, Hillary Clinton. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...