Tadiq po i sheh si katastrofale marrëdhëniet Serbi - Mali i Zi

17 Tetor 2016 - 23:19      

Lideri i Partisë Socialdemokrate të Serbisë, Boris Tadiq, ish-president i këtij vendi, ka vlerësuar sot se pohimet e zyrtarëve serbë dhe malazezë për mafinë malazeze dhe për pretendimet për përpjekje për grushtshtet në Podgoricë, tregojnë se marrëdhëniet e dy vendeve janë katastrofale.

Mëtutje, gjatë një konference të sotme për gazetarë në Beograd ai ka theksuar se këto pohime mund të jenë “gënjeshtër e madhe”.

Tadiq ka vlerësuar se nga rezultatet e zgjedhjeve në Mal të Zi më domethënëse është informata se një grup, që kishte ardhur nga Serbia, sipas deklaratave të zyrtarëve të Malit të Zi, ishte përpjekur të kryejë grushtshtet, raporton agjencia Beta nga Beogradi.

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka përkujtuar se gjatë 24 orëve të kaluara nga Serbia janë dëgjuar konstatime se mafia malazeze po vranë nëpër Beograd.

“Kjo është dëshmi e raporteve katastrofale ndërmjet dy vendeve ose kjo është gënjeshtër e madhe”, tha Tadiq dhe ka shtuar se për të gjitha këto duhet të zhvillohen hetime.

Tadiq tha se, në Serbi, po ashtu, ishte “montuar puç shtetëror” dhe se duhet të zhvillohen hetime se a është i njëjti “dorëshkrim”./rel

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...