OKB alarmohet për një katastrofë të mundshme në Mosul

17 Tetor 2016 - 21:48      

Një shpërngulje masive e popullsisë mund të fillojë për një javë në Mosul, alarmohet OKB-ja, disa orë pas fillimit të një operacioni të forcave irakiane për të rimarrë qytetin e dytë të vendit, që është nën kontrollin e ISIS-it.

Ripushtimi i Mosulit, që filloi sot në mbrëmje nga autoritetet irakiane të mbështetura nga një koalicion ndërkombëtare antixhihadist të drejtuar nga SHBA-ja, ka rritur frikën për një katastrofë humanitare për rreth 1,5 milionë banorë që jetojnë ende në këtë qytet në veri të vendit.

Sipas ushtrisë irakiane këto shpërngulje masive të popullsisë mund të fillojnë brenda një jave dhe në dy javët e para pritet të jenë shpërngulur rreth 200 000 persona.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...