
17 Tetor 2016 - 12:55
Ato janë diskutuar nëpër media, por jo në takimet tona, tha Mogherini për gazetarët në Luksemburg, në prag të një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së.
“Personalisht synoj të përqendrohem te fakti se BE-ja nuk i ka vetëm sanksionet si mjet. Kemi shumë instrumente të tjera që mund t’i përdorim. Kemi instrumentin e presionit”, tha Mogherini.
BE-ja ka kohë që ka vendosur sanksione ndaj regjimit sirian.
Javëve të fundit, ushtria siriane dhe ajo ruse kanë intensifikuar sulmet ajrore në qytetin Alepo, pjesën e kontrolluar nga rebelët.
Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë paralajmëruar të dielën qeveritë e Sirisë dhe të Rusisë për sanksione të reja ekonomike, nëse vazhdojnë të bombardojnë Alepon.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, e ka përshkruar situatën si “katastrofën më të madhe humanitare”.
Ai ka thënë se Rusia duhet ta kuptojë se “kjo luftë nuk mund të përfundojë pa zgjidhje politike”.
Në qytetin e rrethuar të Alepos jetojnë mbi 270,000 banorë. Agjencitë e ndihmës thonë se armëpushimi është urgjentisht i nevojshëm për të furnizuar civilët.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...