16 Tetor 2016 - 20:52
Sipas Qendrës për monitorim dhe Hulumtim në Mal të Zi, deri tani janë numëruar më shumë se 70 për qind të votave dhe DPS ka 41.5 për qind të votave. Fronti Demokratik është i dyti me 20.6 për qind.
Parlamenti i Malit të Zi ka 81 ulëse dhe për të krijuar qeverinë duhet minimumi prej 41 ulëseve. DPS me këtë rezultat votash ka 36 ulëse.

Gjukanoviq favorizohet në zgjedhjet e Malit të Zi
Partia Demokratike Socialiste e Milo Gjukanoviqit po udhëheq në votimet në Mal të Zi.
Sipas Exit-Pollit të parë, partia properëndimore po udhëheq ndaj koalicionit prorus, raporton Reuters, transmeton koha.net.
Exit-Polli i “CEMI” parashikon që DPS e Gjukanoviqit të fitojë 41.4 për qind, ndërsa koalicioni Fronti Demokratik do të fitojë 22.1 për qind. Aleanca tjetër që kundërshton Gjukanoviqin “KLJUC” do të fitojë 11.1 për qind.
Votimi në Mal të Zi ka përfunduar në orën 20:00. Raportohet se kanë votuar rreth 70 për qind e malazezëve nga rreth 529 mijë votues.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...