Në Iran u arrestuan 11 persona për “shthurje” në shoqëri

16 Tetor 2016 - 20:27      

Autoritetet iraniane thonë se kanë arrestuar 11 anëtarë të një rrjeti të modelimit.

Agjencia e lajmeve, Tasnim, ka thënë se ky rrjet ishte i përfshirë në prodhimin dhe publikimin e fotografive pornografike dhe po përhapte “shthurje” në shoqëri.

Raportimet thonë se 11 personat e arrestuar ishinpersona “kyç” në këtë rrjet, i cili ishte aktiv në provincën juglindore të Sistan-Baluchistan.

Agjencia qeveritare e lajmeve IRNA ka raportuar se 50 persona u kapën por më pas u liruan.

Tre studio të këtij rrjeti po ashtu raportohet se janë mbyllur.

Në maj autoritetet kanë njoftur për operacionet kundër rrjeteve të modelimit. Autoritet kanë thënë se disa njerëz janë arrestuar për postimin e fotografive të grave, nëpër rrjetet sociale, ku ato shfaqen pa shami në kokë- gjë që në Iran përbën krim.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...