Mali i Zi, mes Rusisë e Perëndimit

16 Tetor 2016 - 17:30      

Malazezët po votojnë në zgjedhjet parlamentare, të 16 tetorit, të cilat shihen si zgjedhje ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit.

Partia Demokratike e Socialistëve është duke u përballur me grupet opozitare pro-ruse dhe pro-serbe të cilat fuqishëm kanë kundërshtuar anëtarësimin në NATO dhe rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kryeministri pro-perëndimor, Milo Gjukanoviq, që ka udhëhequr me shtetin si president por dhe si kryeministër për më shumë se 25 vjet, po përballet me sfidën e tij më të madhe politike.

“Të gjithë janë të vetëdijshëm se fati i shtetit do të vendoset.... nëse Mali i Zi do të bëhet anëtar i BE-së dhe NATO-s apo do të bëhet koloni ruse”, ka thënë Gjukanoviq, në një tubim zgjedhor më 14 tetor.

Vendvotimet në mbarë Malin e Zi janë hapur në orën 7:00 dhe pritet të mbyllen në ora 20:00.

Rreth 530 mijë malazezë me të drejtë vote, do të votojnë për gjithsej 17 pjesëmarrës, nga të cilët 13 parti politike dhe 4 koalicione.

Sondazhet e fundit thonë se partia e Gjukanoviqit do të fitojë shumicën në parlamentin malazez. Sidoqoftë, nëse nuk fiton vende të mjaftueshme nga 81 sa janë në parlament, atëherë ai mund të përballet me vështirësi në formimin e një kolaicioni qeverisës.

Fronti Demokratik, një grup opozitar pro-rus ka organizuar protesta kundër anëtarësimit në NATO.

Strahinja Bulajiq, një zyrtar i kësaj partie, i ka thënë AFP-së se nëse partia e tij fiton atëherë “ne do të heqim sanksionet kundër Rusisë dhe do të krijojmë marrëdhënie më të ngushta ekonomike dhe politike me Moskën”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...